Përhapja e Covid në Korenë e Veriut, Kim Jong: Katastrofa më e madhe e vendit

Përhapja e Covid në Korenë e Veriut, Kim Jong: Katastrofa më e madhe e vendit

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka deklaruar se përhapja e shpejtë e Covid-19 është një "katastrofë e madhe" dhe është situata më e vështirë që po kalon vendi.

Në një takim urgjent pas njoftimit zyrtar për rastin e parë me koronavirus në vend, Kim bëri thirrje për një betejë të gjithanshme për të trajtuar përhapjen e virusit.  

Ekspertët besojnë se virusi ka të ngjarë se po qarkullon në Korenë e Veriut prej disa kohësh, ndërsa ekziston frika se një shpërthim i madh mund të ketë pasoja të tmerrshme për vendin.

Popullsia e Koresë së Veriut prej 25 milionë banorësh është e cenueshme për shkak të mungesës së një programi vaksinimi dhe sistemit të dobët të kujdesit shëndetësor.

Mediat shtetërore kanë raportuar se ka pasur gjysmë milioni raste të etheve të pashpjegueshme gjatë javëve të fundit, ndërsa 27 persona kanë vdekur.

Vetëm një viktimë në kryeqytetin Pyongyang, u konfirmua se ishte prekur varianti Omicron. Vendi ka mundësi të kufizuara testimi, për pasojë shumica e rasteve me COVID që qarkullojnë nuk janë konfirmuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy