77 vite më parë arrestohet nga regjimi, intelektualja Musine Kokalari

77 vite më parë arrestohet nga regjimi, intelektualja Musine Kokalari

Drejtoria e Arkivave ka sjellë sot në vëmendje 23 janarin e vitit 1946, datën e arrestimit të Musine Kokalarit.

Një prej intelektualeve më në zë të Shqipërisë, do të spikaste që në moshë të hershme për veprimtarinë e saj politike dhe letrare.

Në vitin 1939, ende në auditor, botoi librin e saj të parë “Siç më thotë nënua plakë”. Në vitin 1943, së bashku me një grup intelektualësh, themeloi Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.
Në vitin 1944, pas botimit të librit të saj të dytë “Rreth vatrës”, do të niste një kalvar përndjekjeje për familjen e saj. Më 12 nëntor të atij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më pas, do të arrestonin edhe Musinenë, e cila u mbajt në burg për 17 ditë. Pas arrestimit të janarit 1946, u dënua me 20 vjet heqje lirie.

Në vitin 1961 e nxjerrin nga burgu dhe e internojnë në Rrëshen. Në vitin 1981 u sëmur rëndë dhe pas dy vjetësh ndërroi jetë. Në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një letër të Kokalarit drejtuar Enver Hoxhës, të cilit i kërkonte shqyrtimin e internimit të saj dhe kthimin e dorëshkrimeve të saj folklorike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy