Shpërthimi me tritol/ Pula: Paralajmërim për pronarin e lokalit. Dyshohet se lidhet me pazaret e drogës në Gjermani  (VIDEO)

Shpërthimi me tritol/ Pula: Paralajmërim për pronarin e lokalit. Dyshohet se lidhet me pazaret e drogës në Gjermani (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula në një raportim për Mcn Live ka zbardhur të tjera detaje lidhur me tritolin vendosur mëngjesin e sotëm në një lokal në Rrugën e Durrësit në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja lidhet me aktivitetet e pazarit të drogës, që pronari i lokalit Arbër Sinani mund të ketë në Gjermani. Duke marrë parasysh sasinë e vogël të tritolit, dyshohet se kemi të bëjmë me një paralajmërim ndaj pronarit të lokalit. 

Jemi vendosur në Rrugën e Durrësit, aty ku në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte një sasi tritoli është vendosur në lokalin pas krahëve të mi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:45 të mëngjesit. Nga hetimet e deritanishme të Komisariatit nr.3 ka dyshime se gjithçka mund të lidhet me pazaret e drogës që pronari i lokalit kishte në shtetin shtetin gjerman. Mcn Tv mëson se bëhet fjalë për lokalin e shtetasit Arbër Sinani, i cili nuk ka precedent penal në Shqipëri, por dyshohet se në Gjermani ka kryer aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe kjo mund të ketë sjellë përplasje si një formë hakmarrje. Grupi hetimor ka sekuestruar një sërë kamerash të zonës për zbardhjen e ngjarjes. Vetëm dëme materiale ka në pjesën e jashtme. Ngjarja ka ngjallur panik te banorët e zonës, që janë befasuar nga ky shpërthim. Duke patur parasysh që është vendosur një sasi e vogël tritoli, ka dyshime se kemi të bëjmë me paralajmërim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy