“Jemi në një fazë jo të sigurt”, Haxhiu flet për situatën e Covid në vend dhe bën thirrje për respektimin e masave

“Jemi në një fazë jo të sigurt”, Haxhiu flet për situatën e Covid në vend dhe bën thirrje për respektimin e masave

Situata epidemiologjike e Covid-19 në vend ka njohur rritje të kurbës së infektimeve.

Në një lidhje skype për MCN TV, Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Jonida Haxhiu tha se nuk jemi në një fazë të sihurt dhe theksoi rendësinë e vaksinimit si një nga metodat kryesore të parandalimit të Covid-19.

E pyetur për raportin e imunitetit natyral me atë artificial të krijuar nga vaksina, Haxhiu tha se ekspertët kanë përcaktuar që secili prej nesh ka imunitet natyror, megjithatë shton ajo ekspertët kanë vlerësuar se vaksina është e nevojshme pavarsisht situatës se si është kaluar.

“Është parë që ka pasur persona që e kanë kaluar një herë Covid dhe me idenë e imunizimit nuk janë vaksinuar por janë riinfektuar. Ajo që rekomandojnë ekspertët është vaksinimi. Është i nevojshëm respektimi i masave të parandalimit që për fat të keq nuk po respektohen. Ka rënë kujdesi dhe është momenti të theksojmë masat”, shtoi ajo.

Intervista:

Zj. Haxhiu javët e fundit vihet re shtim i numrit të të infektuarëve si dhe rëndimit të situatës në spitale. Vaksnimi është parë nga autoritetet shëndetësore si mënyra e vetme për të mposhtur covid-19. Por ditët e fundit nuk kanë munguar rastet kur persona të vaksinuar me të dyja dozat kanë humbur jetën. Jo më larg se dje kemi rastin e një 78 vjecareje nga Kavaja? Si i shpjegoni ju fatalitetet ne keto raste?

Haxhiu: E gjithë bota ndodhet në kushtet e pandemisë, nuk jemi në një faqë të sigurt. Vëmë re raste ku mungon ndërgjegjësimi, por duhet të kuptojmë këtë situatë. Jemi në kushtet e pandemisë, në kushtet e një variant të ri, sic është Delta që për hir të së vërtetës është shumë më i transmetueshëm dhe shkakton shumë probleme shëndetësore. Aktualisht ka rritje të shifrave të të infektuarve dhe personave që kanë nevojë të hospitalizohen apo edhe numri i vdekjeve ditore. Deri para ca muajsh ishte ëndërr vaksina që konsiderohet metoda kryesore e parandalimit, por vihet re që 90% e rasteve janë të pavaksinuar dhe personat e vaksinuar janë 32 herë mbrojtëse. Është një vaksinë e aplikuar dhe një mjet i fortë për të parandaluar infektimin. Pavarsisht shumë informacioneve apo miteve për vaksinën, dua të theksoj se njerëzit e duan vaksinën. Janë kryer 1 milionë e gjysmë vaksinime. Shumica janë vaksinuar dhe janë të interesuar. Ka persona pro dhe kundër vaksinimit. Fakt është që të gjithë e rekomandojnë vaksinimin në gjithë botën.

Në rastet e fataliteteve nga covid -19, kur personi ka qenë i vaksinuar disa vende kanë nisur edhe hetim kryesisht ( referohemi Greqisë). Tek ne a ka vend për hetime?

Haxhiu: Dua të theksoj dhe të siguroj publikun që sistemi shëndetësor është në këmbë për trajtimin e cdo rasti pavarsisht nëse është vaksinuar apo jo sistemi shëndetësor ka focus maksimal për të trakjtuar cdo individ. Ajo që është e rëndësishme është që secili nga ne duhet të kujdeset dhe kur vëmë re dyshime duhet ti drejtohemi mjekut të familjes për të marrë trajtimin e duhur dhe për tu informuar mbi ghjendjen në të cilën ndodhen.

Është marrë vendim për vaksimin e detyrueshëm të mësuesve dhe studentëve? Mendoni se ky vendim duhet të shtrihet edhe në sektorë të tjerë, përfshirë dhe shëndetësinë? Dhe a kemi ne shifra se sa është numri i të vaksinuarëve në radhët e shëndetësisë, krahasuar me sektorë të tjerë?

Haxhiu: Po sigurisht, mjekët kanë filluar të parët. Personale ka filluar hap pas hapi vaksinimin dhe vazhdon. Sot jemi në kushtet kur është bërë i detyrueshëm si pasojë e nevojës që këto targete duhet të jenë të vaksinuar për shkak të rrezikut që ekziston për infektim. Për sa kohë është e nevojshme mbrojtja e jetës besoj është e kuptueshme pse ka kaluar në të detyrueshëm për këto targete. Aktualisht vijon muaji i dytë i vaksinimit vullnetar. Kushdo mbi 18 mund të aplikojë dhe të vaksinohet.

Flitet për forcën e imunitetetit natyral. Si është ky raport në krahasim me imunitetin artificial të krijuar nga vaksina? Sa mbron vaksinimi?

Haxhiu: Ekspertët kanë përcaktuar që secili prej nesh ka një imunitet natyror, megjithatë ata kanë vlerësuar se vaksina është e nevojshme pavarsisht situatës si e ka kaluar. Është parë që ka pasur persona që e kanë kaluar një herë dhe me idenë e imunizimit nuk janë vaksinuar por janë infektuar. Ajo që rekomandojnë ekspertët është vaksinimi. Është i nevojshëm respektimi i masave të parandalimit që për fat të keq nuk po respektohen. Ka rënë kujdesi dhe është momenti të theksojmë masat.

Cilët faktor mendoni se kanë ndikuar në përkeqësimin e  situatës?

Haxhiu: Mosresapetimi I rregullave të parandalimit është një arsye që konsiderohet risk. Në fakt shtimi I numrit është shtuar në të gjithë botën dhe kjo është reflektuar edhe në vendin tonë. Pavarsisht infektimeve dhe variantit Delta, patjetër është momenti të theksojmë masat parandaluese dhe për shmangien e vendeve ku ka grumbullime.

Sa ndikon covid-19 në psikikën e njeriut? A kemi ne shifra se sa % e personave janë vetëvrarë si pasojë ndikimit të covid-19?

Haxhiu: Shëndeti mendor duhet konsideruar si një nga aspektet më të prekura gjatë kësaj pandemie, duke nisur nga frika, më pas infektimi dhe më pas humbjet e jetëve, Kjo është reflektuar në problem të shëndetit mendor, ndaj dhe është ofruar konsulkencë psikologjike falas. Ndaj është e rëndësishme ta parandalojmë sepse efektet në shëndet janë të mëdha që kanë rezultuar me pasoja në shëndetin mendor duke cuar edhe në vrasje. Ndaj duhet të mbrojmë veten dhe secilin rreth nesh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy