Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, thotë se kalimi i menjëhershëm te shërbimet digjitale ka krijuar vështirësi në përshtatje për një pjesë të madhe të qytetarëve.
Soko tha se kultura në teknologjinë e informacionit është e kufizuar në vendin tonë dhe sidomos mosha mbi 60 e ka të vështirë t’i vërë këto shërbime në funksion të nevojave të veta.
Ne jemi kaq të prapambetur në fushën e kulturës teknologjisë. Në Shqipëri vetëm 30% e popullsisë e përdorin një llogari financiare. E njëjta gjë vlen edhe për teknologjinë e informacionit.
Brezat e fundit e kanë të vështirë të përshtaten. Po si e bëjmë ne kalimin nga një shoqëri analoge në një shoqëri digjitale. Shoqëritë kthesat e forta i marrin shumë ngadalë. Prandaj fleta e votimit është aq e thjeshtë.
Për një stil të ri jete, pra kalimin online, kjo kërkon shtrirje. Sistemet tona nuk i përgjigjen nevojës. Nuk arrijnë dot t’u përgjigjen kërkesave të shumta që mund të kenë nga qytetarët. Për të shmangur këto gjëra, kthesat merren me ngadalë.
Nuk e kemi menduar me vizion transformimin e shoqërisë.



