
Vizita e diplomatit Richard Grenell, në pikën kufitare të Merdarës që lidh Kosovën me Serbinë ka shkaktuar jo pak reagime.
Gazetari Robert Papa në një lidhje Skype për MCN TV tha se përmes vizitave të tij në Ballkanin Perëndimor, Grenell po kërkon të krijojë një diplomaci në hije. Papa tha se Grenall është një diplomat problematik, ndërkohë që shtoi se në ai nuk vjen falas, por paguhet 100 mijë dollarë në muaj dhe se favorizon Serbinë.
Intervista:
Ajo që bëri përshtypje këto ditë ishte prania e zotit Grenell në pikën kufitare të Merdarës që lidh Kosovën me Serbinë, inspektim që u shoqërua nga një reagim i ish-presidentit Donald Trump. Pse kjo ndërhyrje e ish-administratës së vjetër amerikane?
Papa: Ndalesa e sharlatanit Granell në Tiranë ka nxitur reagime. Kllounët janë të rrezikshëm ndaj dhe fëmijët frikësohen prej tyre, por të frikësuar janë edhe agjencitë e inteligjencës. Në konfetencë Granell është diplomat që krijoi probleme në Gjermani, por ai nuk vjen falas paguhet 100 mijë dollarë në muaj. Ai kërkon të krijojë një diplomaci në hije, por kjo është e dënueshme në Amerikë. Vizita boshe e një sharlatani bëri që Shtëpia e Bardhë të ftojë Kosovën në një takim virtual mes 100 vendesh, por nuk është ftuar Serbia, ndërkohë që është e ftuar edhe Shqipëria. Siç thonë diplomatët ai ka gjetur disa politikanë të vegjël që besojnë se Trump do rikthehet në pushtet. Por duhet të dini një gjë, amerikanët si të majtë si të djathtë janë bashkë. Edhe shqiptarët nuk bëjnë dallime sepse ne shqiptarët na kanë mbështetur. Marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe çdo ndjenjë anti-amerikane është e dëmshme dhe shkon në favor të Serbisë. Granell favorizon Serbinë dhe mbase kërkon të marrë një hotel në Beograd për të përfituar.
Grenell Ka pasur së fundmi edhe një vizitë me Presidentin Meta. A mund të luajë tani ish-zyrtari amerikan ndonjë rol politik apo vizitat e tij mund të lidhen vetëm me interesa personale, pse jo edhe ekonomike?
Papa: Ai nuk përfaqëson asgjë, ai nuk ka rol as në partinë republikane, por është i afërt me Trump dhe ka përfituar prej fëmijëve të tij. Dua të di personin ngjitur me Metën kush është sepse është i dyshimtë dhe falas nuk besoj se vjen.
Një tjetër amerikane, këtë herë përfaqësuesja zyrtare e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, po luan një rol shumë aktiv në politikën e brendshme, por veçanërisht në zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Do të ndërpresim marrëdhëniet me PD nëse rikthehet Berisha, tha Kim. Si e vlerësoni ju këtë deklaratë?
Papa: Kim përfaqëson vijë zyrtare të SHBA, nuk është emërim politik që të marrë deklarata kaq të larta, por ajo është deklaruar për mos tërheqje të non gratës së Berishës. Amerika i ndryshon pozicion e saj, për interesa politika Amerika luan në mënyra që mund të duken të habitshme për ne. Të shkëputesh marrëdhëniet me një parti politike është shumë e madhe dhe ajo nuk kishte pse ta thoshte këtë. Ne nuk na pëlqen kjo. Është folur shumë sikur do lëvizë Kim. Gjuha e saj edhe kësaj radhe nuk ka qenë diplomatike.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur së fundmi politikanë të tjerë non grata, këtë herë nga Kamboxhia, shtet në Azinë juglindore. Çfarë mund të na thuash më shumë?
Papa: Në nivele të larta si Berisha nuk kemi parë reagime të tilla. Ndaj personave në pushtet nuk është ndërmarrë ky lloj veprimi. Për Vuçiç ka pasur reagime por ai është president. Ata kur i hyjnë betejës janë seriozë. Në këtë rast dosja është bërë në bashkëpunim me Ficon dhe në këtë kuptim besoj se është e dobët si dosje.



