KQZ urdhëron heqjen e posterave të partive politike: Nuk zbatuan Kodin Zgjedhor

KQZ urdhëron heqjen e posterave të partive politike: Nuk zbatuan Kodin Zgjedhor

KQZ ka urdhëruar sot heqjen e posterave pa shënimin politikë në të gjithë vendin pasi nuk kanë plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhor.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së një nga pikat për diskutim ishte edhe projektvendim “Për heqjen e materialeve propagandistike që nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore përkatëse.

Heqja do të bëhet nga policia bashkiake dhe policia e shtetit brenda orës 24:00 të ditës së premte të kësaj jave.

Ne do urdhërojmë të hiqen materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor që s’përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të subjektit zgjedhor” urdhërohet policia bashkiake të heqë këto postera.

Deri në orën 24:00 të ditës së premte të kësaj jave do duhet të marrim informacion nga drejtuesit respektiv të policisë bashkiake dhe të shtetit mbi zbatimin e vendimit.

Më herët, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i la 48 orë kohë të gjitha subjekteve garuese për vendoret e 14 majit, që të vendosin mbishkrimin në Billboard dhe CityLight.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy