
Tajvani ka njoftuar sot viktimën e parë të shkaktuar nga koronavirusi, një burri 61-vjeçar që vuante nga diabeti dhe hepatiti B.
Sipas të dhënave të përditësuara nga universiteti “John Hopkins”, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 1 670.
Deri më tani pesë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi jashtë Kinës në: Tajvani, Francës Hong-Kong, Filipine dhe Japoni. Rastet e konfirmuara të infektimit janë 69 266.



