Trump-Arabisë Saudite: Rrit prodhimin e naftës (VIDEO)

Trump-Arabisë Saudite: Rrit prodhimin e naftës (VIDEO)

Tregu i arit të zi do të pësojë me gjasë shumë ndryshime në muajt në vijim. Kjo pas vendimit të Arabisë Saudite për të rritur prodhimin e naftës me të paktën 2 milion fuçi në ditë. Vendimi erdhi, pas kërkesës nga presidenti amerikan Donald Trump, drejtuar mbretit saudit Salman.

“Sapo bisedova me Mbretin Salman të Arabisë Saudite dhe i shpjegova atij se si pasojë e trazirave dhe mosfunksionimit në Iran dhe Venezuelë, unë kërkoj që Arabia Saudite të rrisë prodhimin e naftës, ndoshta deri në 2 milionë fuçi, që të bëhet dallimi”, njoftonte presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një postimi në Twitter. Trump tha se më tej se i kishte komunikuar mbretit saudit që çmimet janë shumë të larta, gjë për të cilën palët kishin rënë dakord.

Presidenti amerikan nuk bëri të ditur asgjë tjetër nga marrëveshja, as ndonjë afat kohor, teksa deklarata e tij vjen në një kohë që çmimi i naftës ka pësuar rritje. Agjencia e Shtypit të Arabisë Saudite konfirmoi se Presidenti Trump dhe Mbreti Salman kishin folur me telefon, duke dhënë disa detaje. Ai tha se kishin diskutuar nevojën për të "ruajtur stabilitetin e tregut të naftës".

Arabia Saudite është eksportuesi më i madh në botë i naftës dhe prodhoi rreth 10 milionë fuçi në ditë në muajin maj, por ekspertët janë shprehur skeptikë rreth mundësisë për të prodhuar 12 deri në 15 milionë fuçi në  ditë, pasi sipas tyre nuk janë kapacitetet e mundshme për të përmbushur kërkesën e presidentit amerikan. Të njëjtën gjë tha dhe një zyrtar saudit.

"Në të vërtetë, Arabia Saudite nuk dëshrion të shkojë përtej 11 milionë barrelave në ditë dhe nuk ka ndërmend të zgjerojë kapacitetin e tanishëm të prodhimit. I kushton shumë", citohet të ketë thënë zyrtari i Arabisë Saudite, çka në një farë mënyre përgënjeshtron deklaratën e Trump. 

Nga ana tjetër, administrata e Trumpit u ka bërë thirrje aleatëve që të mos blejnë më naftë nga Irani dhe kjo sipas ekspertëve është një arsye e rritjes së çmimit të arit të zi. Grupi i prodhuesve të naftës, OPEC, ranë dakord të rrisin prodhimin, siç bëri Rusia, por kjo nuk arriti të zgjidhë situatën me tregjet.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy