“Zgjoi”, kandidatura për Oscar/ Uka: Filmi, inkurajim për gratë jo vetëm shqiptare por në mbarë botën

“Zgjoi”, kandidatura për Oscar/ Uka: Filmi, inkurajim për gratë jo vetëm shqiptare por në mbarë botën

Çmimet Oscar kanë hapur zyrtarisht votimin për nominime të filmave, derisa filmi nga Kosova “Zgjoi” po pret të fitojë nominimin, pasi është në listë të ngushtë të filmave ndërkombëtarë. Emrat e filmave të nominuar pritet të bëhen të ditur më 8 shkurt.

Lidhur me ecuritë e filmit konkurrues për Oscar, producenti i filmit, Ylli Uka, u shpreh për edicionin e lajmeve në “MCN tv”, se filmi ka zanafillën para 10 viteve, ndërsa u deshën 7 vite të tjera për të realizuar si film.

“E gjithë kjo lindi para 10 vitesh, kur regjisorja Blerta Basholli, erdhi me këtë skenar për jetën e znj. Fahrije Hoti, dhe më pas gjithçka filloi si producent, meqë jemi si njëra prej shtëpive filmike Ikonë, që prodhon filmin. Na u deshën 6-7 vite për të realizuar filmin në fjalë.

Filmi trajton një subjekt që rezonon aktualitetin në botë, pozitën e femrës në shoqëri dhe sjell një histori të vërtetë, atë të Fahrije Hotit pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Për producentin Uka, filmi, përçon mesazhin se shpirti luftarak i femrës, arrin të triumfojë në çdo pozitë të vështirë dhe jo vetëm në meset shqiptare por edhe në botë.

“Unë mendoj se janë të gjitha faktorët që janë në film, tema është e jashtëzakonshme, e bazuar në një ngjarje të vërtetë, jeta e zonjës Fahrije, si një heroinë e vërtetë, e cila ka arritur të mbijetojë mes shumë vështirësive që  i solli lufta, dhe sot ka një gjendje shumë të mirë ekonomike përmes biznesit që ka hapur, ajo u ka ndihmuar shumë grave të veja. Nuk është vetëm puna materiale dhe financiare, por edhe vet jeta që i kanë kthyer shpresën përmes punës, është ngjarja është realizimi, dhe mbi të gjitha që e bënë kaq të veçantë këtë film emocional dhe në fund të japë shprese, duke inkurajuar jo vetëm gratë shqiptare, por shumë gra të botës.

Filmi “Zgjoi”, sipas producentit Uka, po shfaqet në 50 vende të botës, gjatë së cilës është vlerësuar loja autoriale fenomenale e Yllka Gashit

“Filmi “Zgjoi” po shfaqet në Amerikë, Zvicër, Zelnadë të Re, Australi, një distibuim i gjerë në mbi 50 vende të botës, i cili përçon mesazhin për të inkurajoj gratë në shumë vende të botës që do ja dalin krahas vështirësive, është vlerësuar puna e jashtëzakonshme aktoriale e Yllka Gashit, e cila si një punëtore e jashtëzakonshme dhe një aktore e madhe, thjesht ka qene perfekt e realizuar.

‘Zgjoi’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cineforom, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi në Shqipëri. Ky film është prodhuar nga Industria Film dhe Ikonë Studio në bashkëprodhim nga Alva Film Production, Blac Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy