Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kthyer Ukrainën në një instrument të luftës së Perëndimit kundër Rusisë, ashtu si dikur Adolf Hitleri armatosi vendet e Europës për të sulmuar Bashkimin Sovjetik.
Sot, SHBA kanë nënshtruar pothuajse të gjithë Perëndimin dhe po e mobilizojnë kundër Rusisë, duke përdorur Ukrainën si instrument.
Është kjo deklarata e bërë nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, duke folur në Dumën ruse gjatë ratifikimit të marrëveshjeve për hyrjen e rajoneve të Donbas, Kherson dhe Zaporizhia në Federatën Ruse.
Por ashtu si atëherë, planet e sotme nuk do të realizohen.
Në të njëjtën kohë, ai tha se Rusia, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk reagon ndaj historive dhe kërcënimeve imagjinare, por mbron kufijtë dhe popullin e saj.
Ne nuk reagojmë ndaj kërcënimeve imagjinare nga vendet larg nesh. Ne po mbrojmë kufijtë tanë, atdheun tonë, gjithë popullin tonë nga gjenocidi i vërtetë, i cili u organizua nga pasardhësit dhe pasuesit e pasardhësve nazistë që shkuan për t’u shërbyer bosëve jashtë vendit.
Dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë, Duma e Shtetit, ratifikoi katër traktate ndërkombëtare për pranimin e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, si dhe rajoneve Kherson dhe Zaporozhia në Rusi.



