“PD-së i duhet lidership i ri. Basha dhe Berisha e mbyllën ciklin”, Biberaj: Të krijohet këshilli i të urtëve për bashkimin dhe zgjedhjet (VIDEO)

“PD-së i duhet lidership i ri. Basha dhe Berisha e mbyllën ciklin”, Biberaj: Të krijohet këshilli i të urtëve për bashkimin dhe zgjedhjet (VIDEO)

Aleksandër Biberaj, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, deklaroi në MCN Live se është për një lidership të ri në PD, duke theksuar se Basha dhe Berisha e kanë mbyllur ciklin e tyre politik. Duke e konsideruar situatën pas humbjes si alarmante, Biberaj hodhi idenë që në PD të ngrihet një këshill të urtësh, që të hapë një proces bashkimi dhe të përgatisë zgjedhjet e reja. Pa përmendur emra, Biberaj tha se ky këshill të urtësh mund të përbëhet nga themelues të PD-së.

Kjo nuk mund të imagjinohej as në ëndrrën më të keqe. Edhe në 97-ën kemi fituar me 28 për qind! Ky rezultat është më negativi që kemi pasur gjatë historisë tonë si forcë politike. Shkaqet dhe arsyet janë nga më të ndryshmet, por problemi është si do ringrihemi për të balancuar skenën tashmë të një anshme politike. Situata është alarmante dhe opozita duhet të reflektojë nga i pari te i fundit. Duhet patjetër të bashkohemi, sepse nuk ka kohë, për dy vjet vijnë zgjedhjet e përgjithshme. Kjo që ka ndodhur është një Waterloo politike që është në gjendje ta bëjë Rama.  Interesat e shqiptarëve cenohen nga një grup i strukturuar kriminal që tashmë ka të gjitha pushtetet në Shqipëri.

Ne e dimë që Rama është një mashtrues ordiner, bëri një tallava fushatë. Rreshtoi të gjitha strukturat kriminale, të gjithë e dinë që s’ka më PS. Nuk ka punë Edi Rama me demokratët, ai ka kontributin e vet që Shqipëria është në këtë pikë, por s’dua të merrem me të por me opozitën.

Sali Berisha duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Unë vet kam thënë që s'i njoh vetes mandat brenda PD-së. Kjo duhet të ndodhë nga Berisha dhe të tjerët. Rezultati është i mjerueshëm. Nuk ke marrë as 10 për qind të bashkive dhe me 500 mijë vota  nuk vjen në pushtet. Këtë e di Berisha dhe Këshilli Kombëtar. Është momenti për t’u bashkuar të gjithë, por duke lëshuar pushtet. Askush s’duhet të ketë mandat sot, sepse mandatet tona kanë rënë në 14 maj. PD ka nevojë për bashkim, ka nevojë për një reformim të thellë dhe lidership të ri që e çon PD-në në fitore. Demokratët janë të traumatizuar dhe të gjithë duhet të mbajnë përgjegjesitë e veta. Duhet të japin dorëheqjen dhe të krijohet një këshill të urtësh që të hapë një proces bashkimi dhe të përgatisë zgjedhjet e reja. Ka themelues të PD-së që janë të tërhequr ose të dorëhequr nga politika, që të mos përmend emra. Mund të kemi një këshill të urtësh që të marrë drejtimin e PD dhe të bëjë bashkimin. Flas për themelues të PD-së. Patjetër çdo kush duhet të marrë përgjegjësitë e veta, edhe Berisha, edhe Bardhi, sepse është interes madhor. Nuk shoh mundësi të rikthehet Basha. Jam për lidership të ri të PD-së. Basha dhe Berisha e kanë mbyllur ciklin e vet. Kur them lidership të ri nuk kam parasysh vetëm moshat e reja, të jenë me përvojë, sfidues, dhe të bëjnë bashkimin e PD. Berisha kishte dy vite kohë të bënte bashkimin, të përmbyste Ramën, nuk e përmbysi”.

I pyetur a ka një figurë që mund të frymëzojë brenda PD-së, Biberaj tha:

Patjetër do ketë figura, por kjo do bëhet përmes një gare, sepse duke imponuar lidership përfunduam këtu ku jemi. Le të jetë një garë e ndershme, të fitojë më i miri dhe të na çojë në fitore në zgjedhje. Duhet të riparojmë marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-të. Duhet të ketë një urë bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Kemi parë ndonjë drejtues të PD-së të vizitojë DASH apo Shtëpinë e Bardhë?! Nuk kanë kredenciale. Duhet një riformatim jo vetëm i PD, por gjithë opozitës shqiptare. Ne nuk kemi burra shteti që bëjnë një mandat, dy mandate dhe largohen. S’ke rotacion elitash. Në 32 vite ke të njëjtat emra, është situatë shumë e mjerueshme”.

Sa i takon koalicionit me Partinë e Lirisë, Biberaj tha:

Historia e koalicionit me LSI-në është interesante. Në 2021-shin nuk bëmë koalicion, u futëm të ndarë dhe humbëm. Tani që ne duhet të futeshim të ndarë, futemi në koalicion dhe humbasim vota. Ata që morën përsipër për të rrëzuar Ramën dështuan. Na mungojnë 250 mijë vota, nuk frymëzuam, foltorja u tkurr, mbeti një grup i mbyllur në vetvete. Ndërsa fraksioni i Alibeajt s’ka ndonjë efekt elektoral. Përgjegjësinë më të madhe e ka Basha, doktor Berisha dhe tani Enkelejd Alibeaj”.

Sa i takon arrestimit të Fredi Belerit, ai u shpreh:

Veprimi i arrestimit të tij s’duhet të ndodhte sepse është çështje delikate. Ka shkuar problemi deri në SHBA, Strasburg dhe Bruksel. Atij bravo i qoftë sepse i fitoj zgjedhjet nga burgu. Gjykoj se ai do lirohet, do marrë mandatin dhe të qeverisë Himarën. Rama e ka të gjithë mekanizmin të kontrollojë. Por po qe për shit-blerje votash, atë që ka bërë Rama në këto vite, s’ka lider botëror që e bën. Nuk jam që të acarohen marrëdhëniet me Greqinë. Më duket një stuhi në gotë. Ky është problem politik, ku Rama vuri drejtësinë që ka në shërbim të vet kundër një kandidati të opozitës”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy