Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha ditën e sotme se Ukraina do të vazhdojë luftën dhe nuk do të frikësohet. Në mesazhin e tij, drejtuar popullit ukrainas, Zelensky theksoi se të jetosh në robëri nuk është të jetosh dhe se një Ukrainë jo e pavarur nuk është Ukrainë.
Mëngjes i shqetësuar. Përsëri terrori i raketave. Por ne nuk do të dorëzohemi. Nuk do të frikësohemi. Ukraina është një shtet i pavarur, i lirë dhe i pandashëm. Dhe do të jetë gjithmonë ashtu. Për ne, Dita e shtetësisë së Ukrainës është çdo ditë. Çdo ditë ne luftojmë në mënyrë që të gjithë në planet të kuptojnë se ne nuk jemi një koloni, as protektorat, as provincë. Të kuptojnë se nuk jemi pjesë e perandorive të huaja, por jemi një shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe i pandashëm. Ushtria ukrainase ka mbështetjen e të gjitha brezave të luftëtarëve për një Ukrainë të pavarur.
Për ne, të jetosh në robëri nuk është të jetosh. Të jesh i varur nuk do të thotë të jetosh. Sepse një Ukrainë jo e pavarur dhe jo e lirë nuk është Ukrainë.



