Gazetari Mariglen Kume në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV tha që deputetët socialistë refuzuan të firmosin një deklaratë të kërkuar nga kolegët demokratë, që nuk janë në konflikt interesi me procesin hetimor. Ndërkaq janë caktuar edhe emrat e 4 ekspertëve të komisionit hetimor, dy nga radhët e PD-së së Rithemelimit dhe dy nga radhët e PS-së.
Deputetët e PS në këtë komision kanë refuzuar të firmosin një deklaratë që nuk janë në konflikt interesi në procesin hetimor që bëhet në lidhje me këto dy koncesione. Deputetët e PD kërkonin që çdo deputet të firmoste një deklaratë të tillë, pasi gjatë kohës që është dhënë koncesioni znj.Ekonomi, deputete e PS, ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë, dhe po ashtu edhe për z.Plarent Ndrenca pretendohet se ishte në konflikt interesi, për shkak se ka mbrojtur disa nga të akuzuarit si avokat. Opozita ka kërkuar firmosjen e formularit, por një gjë e tillë është refuzuar pasi është hedhur në votë në komision. Janë caktuar ekspertët që do jetë Franc Nuri nga PD e Rithemelimit dhe Meri Lika. Ndërkohë socialistët kanë besuar që të kenë ekspert në këtë komision z.Bledar Skënderi dhe Ermir Bejtjan. Këta ekspertë do firmosin kërkesat për informacion për ministrinë e Shëndetësisë dhe hallkave të tjera që kanë marrë pjesë në dhënien e koncesionit”.
Lidhur me komisionin hetimor për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS, Kume tha:
Sot ky komision zhvillon mbledhjen e parë që do të drejtohet nga Ervin Salianji dhe nënkryetar nga radhët e PS do jetë Toni Gogu. Pjesë e rendit të ditës do të jetë konstituimi, miratimi i një kalendari punimi, dhe sa do të jetë grupi i ekspertëve që do të asistojnë. Deputetët do të japin dakordësinë edhe për sekretarin e komisionit hetimor”.



