John Aniston, aktori i njohur për punën e tij në dramën "Days of Our Lives", ka vdekur në moshën 89-vjeçare, bëri me dije vajza e tij, aktorja Jennifer Aniston.
“Ti ishe një nga njerëzit më të bukur që kam njohur ndonjëherë. Unë jam shumë mirënjohëse që u ngjite në qiell në paqe dhe pa dhimbje, më 11/11! Gjithmonë ke pasur kohën e përsosur”, ka shkruar Jennifer Aniston në një deklaratë të shpërndarë në Instagram .
"Ky numër do të ketë përgjithmonë një kuptim edhe më të madh për mua tani."
Ylli i “Friends” e filloi postimin e saj duke shkruar “Babai im i ëmbël… John Anthony Aniston”.
Aktori u shfaq në seriale të shumta televizive dhe rreth tre mijë episode të "Days of Our Lives" gjatë karrierës së tij të gjatë.
“Do të të dua deri përjetësi”, përfundoi Aniston mbishkrimin e saj.
Aniston lindi me emrin John Anastassakis në ishullin grek të Kretës në 1933. Ai emigroi në SHBA kur ishte 10 vjeç dhe familja e tij e shkurtoi mbiemrin në Aniston.



