Zgjedhjet në PD/ Bozdo tregon risitë: Shanse të barabarta për kandidatët, do kenë vëzhgues të përhershëm

Zgjedhjet në PD/ Bozdo tregon risitë: Shanse të barabarta për kandidatët, do kenë vëzhgues të përhershëm

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka mbajtur sot një konferencë për media në seli, ku janë shpalosur risitë e rregullores së re për zgjedhjet e brendshme në PD.

Eno Bozdo deklaroi se rregullorja sanksionon konkurrim të lirë dhe shanse të barabarta për kandidatët. Ai u shpreh se çdo kandidat për kryetar të PD mund të ketë një vëzhgues të përhershëm që ka akses të plotë në veprimtarinë e komisionit.

Është një rregullore që siç ju mbani mend ka qenë gjithmonë e debatuar në gara të ngjashme për shkak të pretendimeve të kandidatëve për mosbarazi të procesit. Duke patur parasysh që kjo parti i është drejtuar votës dhe transparencës, rregullorja ka ndryshime drastike që sigurojnë një proces të drejtë, transparent, të bazuar te vota, të barabartë dhe të lirë për të gjithë kandidatët. Sanksionohet konkurrimi është i lirë, shanset janë të barabarta, kontrolli i kandidatëve mbi procesin është i barabartë, zgjedhjet bëhen në mënyrë të fshehtë, votimi është i lirë, kandidatët ftohen të paraqesin përballë strukturës dhe anëtarësisë programin për drejtimin e PD. Ndryshimi i pare vjen te administrimi i procesit. Çdo kandidat të përcaktojë një vëzhgues të përhershëm që ka akses të plotë në të gjithë veprimtarinë e komisionit. Nga kompetencat është i barabartë me anëtarët e komisionit. Çdo kandidat ka të drejtë që të caktojë një përfaqësues në komisionin e votimit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy