Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit Politik nuk është arritur asnjë konsensus për pikat e rendit të ditës.
Përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri, para mediave u shpreh se teknologjia në zgjedhje dhe depolitizimi i administratës janë dy pikat ku partitë ndahen, me PD-në që nuk heq dorë nga propozimet e saj.
Për sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, Gjiknuri shprehet se nuk ka ardhur asnjë propozim nga partitë politike për ta ndryshuar, por shprehet i hapur që të diskutohet çdo propozim.
"Për sa i përket teknologjisë në zgjedhje, se deri ku do shtrihet zbatimi, kemi rënë dakord në parim, që ka edhe një rekomandim të ODIHR, ku kërkon implementimin shkallë-shkallë. PD insiston te e saja. Së dyti kemi problem çështjen e administratës zgjedhore. Propozimi ynë i lejon mundësi anëtarëve të partive politike për të qenë pjesë e procesit nuk ka marrë mbështetjen e PD. Krimet zgjedhore, imunitetin e denoncuesve, futjen e kamerave dhe roline shtuar të policisë, financimi apo të tjera kemi rënë dakord. Çdo parti do të ketë mundësi të marrë kutitë e votimit për t'i parë më pas. Procesi do mundohet të vazhdojë për të gjetur kompromis.
PD nuk ka sjellë asnjë propozim për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Çështja e sistemit nuk ka ardhur asnjë propozim prej 3 ditësh. Nëse ka kërkesë nga partitë kryesore jemi të hapur. Mazhoranca shprehet e fundit.
PD bëri këtë propozim. Kolegji Zgjedhor të jetë Gjykata Kushtetuese. Ekspertët do të na i shpjegojnë nga ana ligjore. Ne nuk dhamë kundërshtim, vetëm do të marrim pak më shumë kohë.
Nëse ka konsensus është e mundshmë ta mbyllim në 31 maj. Administrata zgjedhore është e mundhshme. Komisionerët zgjidhen në mënyrë rastësore. Partitë të kenë përfaqësues politikë por jo vendimmarrës. Nuk e kuptoj pse e kundërshton PD. Nuk është depolitizim të çosh një civil dhe pastaj pjesa tjetër politikë. Ne do vazhdojmë negociatat, do komunikojmë me njëri tjetrin. Nuk duan volum pune, duan vullnet politik. Pjesa më e madhe e kërkesave janë pranuar. Nuk mund të thuhet që nuk do bëhen zgjedhjet se nuk funksionon teknologjia. Asnjë mgjarje politike nuk mund t'i lihet në dorë teknologjisë.
Jemi duke pritur sinjalet nga opozita, mbledhja është e hapur, nuk është ndërprerë. Unë do ta quaj një mbledhje në vazhdim, edhe në darkë mund të mblidhemi”, tha Gjiknuri.
Përfaqësuesi i demokratëve, Oerd Bylykbashi pas takimit të Këshillit Politik u shpreh për mediat se maxhoranca nuk e do konsensusin dhe nuk lejojnë verifikimin biometrik.
Ai tha se kanë bërë sot dhe një propozim të ri për Kolegjin Zgjedhor, duke kërkuar që të të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do hetojë krimet dhe shkeljet në zgjedhje.
“Kemi folur për debatin e djeshëm, refuzimin e partisë socialiste për verifikimin biometrik për të gjithë votuesit, që bëhet me qëllim që të mos mbushen kutitë. Edhe sot e kanë refuzuar këtë pikë dhe bëjnë të pamundur arritjen e konsensusit për çështje të tjera. Ne sot bëmë një propozim për Kolegjin Zgjedhor, duke sugjeruar që të jetë Gjykata Kushtetuese trupa e cila do shqyrtojë për zgjedhjet dhe shkeljet e tjera. Pa arritur konsensusin në këto çështje, nuk mund të vijohet më tej”, u shpreh ai.
Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se sot nuk ranë dakord për asgjë dhe se opozita në parlament vijon që të ketë kusht ndryshimin e sistemit.
"Ata propozuan që opozita të vijë me një hartë të caktuar përsa i përket zonave që do të ketë identifikimin biometrik, erdhi në momentet e fundit, nuk u pranua as nga opozita parlamentare dhe as nga ajo jo parlamentare. Palët thuajse sot nuk ranë dakord për asgjë. Do të vijojmë që të flasim dhe ta mbyllim, por tymi i bardhë do të dalë vetëm kur të ketë ndryshim sistemi. Këto mbledhje janë bërë të lodhshme për të gjithë qytetarët.
Sistemi do të diskutohet sërish, u shty, do të rikthehemi prapë te ato çështje dhe sistemin zgjedhor, pasi pa ndryshuar sistemin nuk ka marrëveshje dhe reformë, vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme që e kanë mbajtur peng këtë vend. Mbledhja tjetër ose sot pasdite ose nesër", tha ajo.



