Banorët e Vlorës kanë përshkallëzuar protestën e tyre, ndërkohë që ndodhen në ditën e katërt pa ujë të pijshëm.
Raportohet se ata kanë nisur të bllokojnë qarkullimin në segmentin rrugor që të çon në drejtim të spitalit rajonal të qytetit.
Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në të gjitha akset kryesore të qytetit.
Më herët ata protestuan para bashkisë me bidona në duar, duke tentuar të hyjnë brenda institucionit.



