Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me deputetet e qarkut të Vlorës.
Gazetarja Arjola Hasanaj tha gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se në fokus të bisedës ishin projektet që po zhvillohen në Vlorë dhe përgatitjet për sezonin turistik.
Rama kishte mbërritur në Vlorë nga Dhërmiu ku ndodhej prej darës 14 mars.
Takimi zgjati 1 orë. Gjatë diskutimeve kryeministri u ndal tek projektet që po zhvillohen në qytetin e Vlorës dhe përgatitjet që po zhvillohen për sezonin turistik.
Në fokus të bisedës ishte dhe rëndësia e koordinimit mes pushtetin vendor dhe institucioneve qendrore për përfundimin në kohë të projekteve që po zhvillohen në Vlorë.



