Drafti i PS për “spiunët” e Sigurimit/ Balla: Ka dokumente shtesë për një politikan të nivelit të lartë

Drafti i PS për “spiunët” e Sigurimit/ Balla: Ka dokumente shtesë për një politikan të nivelit të lartë

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi në një prononcim për mediat se ka dokumente shtesë për një politikan që ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Shqipëri, ndërsa foli për draftin e ri të PS lidhur me ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.

Balla tha se nismat e PS synojnë heqjen e pengesave për shqyrtimin e pastërtisë së figurës të personave të cilët kanë mbajtur deri tani poste shumë të larta.

Ajo ka nisur për të hedhur dritë mbi pastërtinë e figurave, nisur nga rasti i evidentuar tashmë për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme në Shqipëri dhe që mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumente të reja shtesë e ekzistojnë disa pengesa nga ligji aktual për vijimin e shqyrtimit të pastërtisë së figurës. Në Shqipëri në 30 vite ka pasur raste të tjera të cilat kanë arritur ti shmangen përgjegjësisë morale e jo vetëm e të arrijnë në hierarkinë më të lartë shtetërore, duke dëmtuar jetën e shumë personave që kanë vuajtur krimet e Sigurimit”, tha ai.

Balla kërkoi që drejtësia të nisë hetime për Sali Berishën, pasi sipas tij janë bërë publike elemente korruptive gjatë kohës që ai mbante pushtet.

Non-grata është marrë nga SHBA dhe nga Britania dhe qëllimi ynë është i qartë; i takon organeve të drejtësisë. I bëj thirrje SPAK që në dritën e akuzave të ngritura nga SHBA dhe së fundmi nga letra që i është dorëzuar Berishës nga Britania e Madhe, unë mendoj që është koha e përshtatshme dhe në rastin tjetër janë bërë publike edhe elementet korruptive dhe lidhjeve të tij politike që i takojnë drejtësisë. Kjo nuk është çështje që adresohet në këtë paketë. Sa i përket asaj që kam thënë është se vazhdoj të mendoj se Berisha është përfaqësues i lartë i Partisë së Punës. Drejtësia të nisë”.

Balla the se dy nismat e depozituara në Kuvend nuk synojnë eliminimin politik të Berishës dhe Metës, pasi sipas tij ata janë të eliminuar politikisht sa i përket besueshmërisë publike.

Dy nismat që janë depozituar, janë nisma që burojnë nga propozimi i Autoritetit. Nuk mund të bëjë përjashtim askush, nga ata që kanë qenë pjesë e organigramës së Sigurimit dhe bashkëpunëtorët. Konfirmoj që drafti që ju keni bërë publik është draft pune dhe është ende jo i plotë. Po flisja për nevojën që në këtë kontekst të përfshihen edhe funksionarët e lartë që kanë qenë pjesë e Partisë së Punës. Duhet të keni durim deri sa drafti të marrë formën finale. Mund t’u konfirmoj që ndër objektivat e rëndësishëm të Kuvendit në vjeshtë bëjnë pjesë edhe këto çështje. Berisha dhe Meta janë të eliminuar politikisht s ai përket besueshmërisë publike. Ligjet nuk lidhen me persona të veçante. Dy ligjet që janë depozituar janë dosmodoshmëri dhe propozime të një organi të pavarur. Është një detyrim i politikës shqiptare që të ndajmë njëherë e përgjithmonë shapin nga sheqeri. Detyrimet që ka Kuvendi dhe politika për t’u distancuar nga persona të tillë, pa u nisur nga emra por për parime”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy