Viti i Ri 2020 vjen në Shqipëri, qytetarët e presin me shumë pak fishekzjarre (VIDEO)

Viti i Ri 2020 vjen në Shqipëri, qytetarët e presin me shumë pak fishekzjarre (VIDEO)

2020 trokiti në dyert tona me dëshirën madhore, që ky vit të jetë sa më i qetë. Viti i Ri u prit me fishekzjarre në të gjithë vendin, ku sheshet kryesore të qyteteve u mbushën me qytetarë që festuan ndërrimin e viteve.

Të solidarizuar pas  tragjedisë së 26 nëntorit, shqiptarët duket se e kanë festuar ashtu siç i takon, mbylljen e kësaj dekade.

Nga Tirana, Kryeqyeti i Shqipërisë Viti i Ri është  pritur me shumë fishekzjarre, atmosfera ishte shumë festive, ndërsa nuk kanë munguar as aktivitetet në Sheshin Skëndërbej.

Një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit nga Bashkia e Tiranës mblodhi qytetarët. Festa nisi në orën 23:00 të mbrëmjes ku performuan emra të njohur të muzikës shqiptare, si Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani.

Një spektakël i vërtetë fishekzjarresh u realizua për të gjithë qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorët e shumtë të kryeqytetit, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë në Tiranë festat e fundvitit.

Kur akrepat e orës shënuan 00:00 mijëra fishekzjarre shoqëruan countdownin që priti Vitin e Ri 2020. Më të gëzuar ishin fëmijët që shijuan me kënaqësi spektaklin e fishekzjarreve, ndërsa të rinjtë me celularët në duar nxituan të fiksonin fotografitë e kësaj nate magjike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy