Sokol Brahaj, gazetar në Turqi tha se pas sulmit ndaj Iranit, Turqia po mundohet të bëjë një tavolinë tjetër rajonale dhe globale për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Sipas Brahajt, prononcimet zyrtare të Erdogan dhe ministrit të Jashtëm kanë qenë proamerikane.
Pas 5-6 orësh Ministria e Jashtme ka bërë një prononcim dhe ka dënuar aktet nga të dyja anët. Mbrëmjen e kaluar kemi pasur prononcime me shkrim.
Turqia po mundohet të bëjë një tavolinë tjetër shumë më të gjerë rajonale dhe globale për të shmangur përshkallëzimin. Prononcimet zyrtare të Erdogan dhe ministrit të Jashtëm kanë qenë proamerikane. Ato kanë dënuar dhe Iranin që ka sulmuar bazat amerikane në Dubai dhe vendet e tjera.
Sipas të dhënave nga Teherani, iranianët e besimit shiit kanë deklaruar se do të marrin hakun e Khamenei-t.
Pritet të kemi një grup të ri. Ka informacione nga Teherani, se në gjendje lufte dezinformomi mban gjallë dhe vazhdimësinë e luftës.
Prononcimet e Erdogan janë retorike, thjesht ndërrohet data e tyre.



