Zgjedhja e Brahos/ Bushati: ‘Bufonadë’ e paracaktuar, kryeprokuror i ambasadorëve, jo i dalë nga sistemi dhe KLP

Zgjedhja e Brahos/ Bushati: ‘Bufonadë’ e paracaktuar, kryeprokuror i ambasadorëve, jo i dalë nga sistemi dhe KLP

Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është zgjedhur Klodjan Braho me 7 vota pro.
Më herët, në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u prezantuan platformat e katër kandidatëve.

Por, për analistin Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, zgjedhja e Brahos ishte e paracaktuar, një proces që ai e cilësoi “bufonadë”, dhe sipas tij Braho është “kryeprokuror i ambasadorëve, jo i dalë nga sistemi dhe nga KLP”.

Ç’na duhej kjo bufonadë, ky teatër, kur të gjithë e dinin se kush do të zgjidhej, ndërsa ata bënin sikur po testonin një kandidat të paanshëm? Po ta shohësh, dukej qartë se çfarë bufonade ishte. 

Unë e kam quajtur ‘kryeprokuror i ambasadorëve’, jo i dalë nga sistemi dhe nga KLP. Mirë këta njerëz që e dinë se s’kanë asgjë në dorë dhe lexojnë disa fjalime, se prokurorin e kanë zgjedhur amerikanët, por të paktën shkoja me shpresën që kjo seancë do të kishte një farë serioziteti. 

Më duket shumë qesharake t’i bësh pyetje të atij niveli një personi që ka zgjedhur të merret me këtë punë. Pyetje të tipit ‘a të ka prekur kjo jeta?,  ishte një lloj teatraliteti. 

Ajo që e bëri edhe më qesharake ishte bashkëbisedimi me anëtarët e qeverisë së gjyqësorit, që në një pjesë të madhe i ngjanin pyetjeve që u bëhen konkurrenteve bukuroshe në spektaklet e Miss Albania. 

I gjithë procesi ishte i paracaktuar. Ata ofruan një debat bazik, të përciptë, mediokër, që nuk bëri gjë tjetër veçse nxori më në pah nivelin e vërtetë të një institucioni që zbaton vendime të servirura nga lart. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy