Ta mundësh fatin me shkencë, historia e një prej bastexhinjve më të zgjuar

Ta mundësh fatin me shkencë, historia e një prej bastexhinjve më të zgjuar

Garat me kuaj janë një prej sporteve më të ndjekura në Hong-Kong, qytetarët e të cilit vënë baste në lidhje me to më shumë se kushdo tjetër në botë. “Katedralja” e tyre është Lugina e Lumtur, një pistë e shtruar me bar dhe stenda të ndriçuara, që rrethohet nga qiellgërvishtëset.

Mbrëmjen e 6 nëntorit 2001, i gjithë Hong Kongu fliste për çmimin më të madh që qyteti kishte parë ndonjëherë: të paktën 100 milionë dollarë hong-kongas (13 milionë dollarë amerikanë në atë kohë) për fituesin e një basti të vetëm të quajtur Triple Trio.

Ndërsa vendasit e kishin marrë shumë seriozisht garën dhe bastet për të, jo shumë larg fushës, në katin e 27 të një ndërtese, dy amerikanë po merreshin akoma më seriozisht me garën, e cila shfaqej në ekranin e televizorit të tyre, pa zë. I vetmi tingull që dëgjohej në dhomë ishte ai që lëshonin disa kompjutera.

Bille Benter dhe Paul Coladonato kishin vendosur ta sfidonin fatin, duke mos përdorur intuitën, por duke i besuar shkencës.

Ata kishin përpara tre monitorë, të cilët shfaqnin një matricë basti që kishte hartuar algoritmi i tyre për garën – 51 381 në total. Benter dhe Coladonato vëzhgonin sesi një program filtronte bastet humbëse, një nga një, derisa në ekrane mbetën vetëm 36 rreshta. Tridhjetë e pesë bastet e tyre kishin përcaktuar saktësisht të parët në dy gara, duke u kualifikuar për çmim. Dhe një bast kishte parashikuar saktësisht të nëntë kuajt fitues.

Nuk ishte menjëherë e qartë sesa kishin fituar, kështu që pritën njoftimin në TV tetë minuta më vonë. Benter dhe Coladonato kishin fituar një çmim çmim prej 16 milionë dollarë. Benter numëroi zerot për t'u siguruar se ishin vërtet aq.

Në një tavolinë aty pranë, biletat e kuqe të basteve prisnin të radhitura. Ata ndanë tre prej tyre që i përmbanin të gjitha 36 linjat fituese. Dy bastexhi profesionistë kishin përpara çmimin më të madh të karrierës së tyre, që nuk mund ta tërhiqnin kurrë. Ata i vendosën biletat në një vend të sigurt, të bindur se gara të tjera i prisnin.

Bastexhinjtë e vjetër e dinë që nuk mund t’ia dalin kurrë në garat me kuaj. Ekzistojnë shumë variabla dhe shumë rezultate të mundshme. Kuajt mund të thyejnë këmbën, fituesi mund të ndryshojë për arsye teknike. Sportisti amerikan, Roger Kahn, dikur e ka quajtur këtë sport "ruletë të animuar". "Nëse vë bast për kuajt, do të humbasësh", thotë Warwick Bartlett, i cili drejton Global Consultants Betting & Gaming dhe ka kaluar vite duke e studiuar këtë industri.

Por Benter nuk ua vuri veshin këtyre. Ai vendosi të krijonte një sistem që gjeneronte fitim. Dhe me këtë ka fituar një miliardë dollarë.

Tashmë 61 vjeç, ai mund të kishte pasur një karrierë të shkëlqyer në financë. Por ai donte të pushtonte fushën e basteve të kuajve jo sepse ishte e vështirë, por sepse thuhej se ishte e pamundur.

I suksesshëm në kazinotë e Monte Carlos dhe Las Vegasit për vite me radhë, ai studioi në mënyrë autodidakte statistikë të avancuar dhe mësoi të krijonte programe dhe të kodonte.

"Lojërat e fatit - thotë Benter në zyrën e tij në Pittsburgh - kanë qenë gjithmonë fusha e njerëzve të mençur që rrinë në anën e gabuar".

Sot, bastet online për sportet e të gjitha llojeve janë një industri me vlerë 60 miliardë dollarë, që po rritet me shpejtësi kudo jashtë SHBA-ve, ku është kryesisht e ndaluar. Gjykata e Lartë, megjithatë, mund të heqë kufizimet federale këtë vit dhe nëse e bën, dollarët amerikanë do të përmbytin tregun, duke rritur likuiditetin dhe fitimet e ekipeve kompjuterike. Emra të mëdhenj nga bota e financave e kanë marrë këtë në konsideratë. / Marrë me shkurtime nga Bloomberg / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy