Nano në Zululand: Përpjekjet për të vënë në diskutim datën 29 nëntor kanë qenë një aventurë përçarëse

Nano në Zululand: Përpjekjet për të vënë në diskutim datën 29 nëntor kanë qenë një aventurë përçarëse

Në Zululandin e sotëm, Nano komentoi rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për çeljen e negociatave, dhe qëndrimin e Këshillit Europian ndaj këtij rekomandimi më 18 dhjetor, por fillimisht u mor me 29 nëntorin. Ai iu referua dy studjuesve të historisë, Ana Lalajt dhe Romeo Gurakuqit, të cilët që të dy kanë qenë në një mendje, mbi bazën e dokumentave historikë, se fundi i Luftës II Botërore për Shqipërinë ka qenë më 29 nëntor. Por Nano më pas u mor me logjikën që kanë përdorur vende të tjera kur ka qenë puna për të përcaktuar datën e çlirimit. Dhe ai përmendi disa shembuj.

Franca, sipas tij, ka zgjedhur si datë çlirimi datën, në të cilën u çlirua kryeqyteti, Parisi. Italia feston datën 25 prill, sidoqë më 25 prill nuk ka ndodhur asnjë lloj çlirimi. Në këtë datë, në vitin 1945, thjesht është lëshuar një apel mobilizimi për luftë kundër okupatorit nazist. Finlanda ka zgjedhur, ashtu si edhe Shqipëria, datën kur u larguan gjermanët e fundit nga Finlanda. Po kështu kanë vepruar edhe danezët në nderim të datës 5 maj 1945 kur, me ndihmën e trupave britanike të drejtuara nga general Montgomery, u larguan gjermanët nga vendi. Holanda e Norvegjia kanë si festë nacionale respektivisht datat 5 e 8 maj, ngaqë në këto data, në vitin 1945, gjermanët e ndodhur në këto vende si pushtues kanë nënshkruar kapitullimin. E kështu me radhë.

Sipas Nanos, komunistët kanë zgjedhur prej dekadash datën 29 nëntor, e cila, me ç’duket, provohet si datë çlirimi edhe nga dokumentat historike. Komunistët janë shquar si njerëz që e trukojnë historinë, tha moderatori i Zululandit, por datën 29 nëntor nuk e kanë trukuar. Prandaj, përpjekjen që është bërë për t’iu imponuar shqiptarëve datën 28 nëntor Nano e konsideroi një aventurë përçarëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy