Sulm me thikë në Bruksel/ Vritet një polic, plagoset një tjetër

Sulm me thikë në Bruksel/ Vritet një polic, plagoset një tjetër

Një polic u godit me thikë për vdekje dhe një tjetër u plagos në Bruksel. Sulmi ndodhi në lagjen Schaerbeek. Sipas mediave lokale, të cituara nga agjencia belge e lajmeve, vrasësi bërtiti "Allah Akbar" (Zoti është i madh) përpara se të godiste. Kjo ka ngritur dyshimet për një sulm me natyrë terroriste, por ky informacion ende nuk është konfirmuar nga policia.

Sulmi, pranë Gare du Nord, ndodhi në orën 19:15. Sipas të dhënave paraprake, policët u u dërguan menjëherë në spital, por njëri prej tyre, që ishte goditur në qafë humbi jetën, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë. Autori i sulmit u neutralizua nga një patrullë tjetër, e cila erdhi në ndihmë (agjentët e përfshirë në sulm arritën të thërrisnin përforcime). Kjo patrullë e dytë arriti ta nautralizonte duke e qëlluar dhe plagosur.

Hetuesit po punojnë për të kuptuar dinamikën e krimit dhe shkaqet që kanë shtyrë të veprojë autorin, identitetin e të cilit ende nuk e di.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy