Rama: U ofruam ndihmë ekonomike! Përfaqësuesi i naftëtarëve: Nuk jemi të kënaqur nga takimi (VIDEO)

Rama: U ofruam ndihmë ekonomike! Përfaqësuesi i naftëtarëve: Nuk jemi të kënaqur nga takimi (VIDEO)

Ka përfunduar pas gati dy orësh takimi në bashkinë e Fierit mes kryeministrit Rama dhe naftëtarëve që prej 44 ditësh ishin në grevë urie për pagat e pamarra në rafinerinë e Ballshit. Rama, i cili më herët u kishte vendosur kusht naftëtarëve ndërprerjen e grevës për të biseduar me ta, tha se qeveria u ka ofruar një paketë ndihme edhe pse ata nuk po punojnë. Sipas kryeministrit, ata duhet të trajtoheshin me asistencë ekonomike, por meqenëse nuk janë puntorë të thjeshtë kjo është gjetur si një zgjidhje në kushte të vështira.

“Pas një bashkëbisedimi shumë miqësor, më vjen shumë mirë që u krijuan këto kushte. Ne kemi ardhur me idenë për të qarë hallin, por që e kemi detyrim ta qajmë megjithëse po kalojmë një moment aspak të lehtë.

Ata duhet të drejtoheshin në zyrën e punës pë të marrë asistencën, por në këtë rast bëhet fjalë për disa njerëz që kanë një ekperiencë në një fushë të caktuar. Ne i kemi propozuar që qeveria t’ju jap një mbështetje financiare në kohë, por nuk mund të jetë paga e punës së tyre.

Nuk merremi me pagën e prapambetur. E dimë që kanë fituar një gjyq, por nuk është kundër qeverisë. Kompania kreu një lojë financiare kriminale, por nuk i takon qeverisë të adresojë atë vendim (gjyqin).

Në nuk jemi dorëzuar për të ardhmen e kësaj rafinerie, sepse nga analizat tona tregojnë që rafineria nuk është për skrap. Nuk e di kur do vendoset në punë, sepse ne jemi vetëm ndërmjetësit”, deklaroi Rama.

Ndërkohë përfaqësuesi i naftëtarëve në takim, Sokol Dautaj, u shpreh se ata nuk janë të kënaqur me atë që u diskutua, ndërsa tha se qeveria u ofroi një pagë dhe rivendosjen në punë të rafinerisë.

“Nuk është opsion rikthimi në grevë për mua, sepse në kushte grevash nuk negociohet. Ne marrim përsipër të pagujmë që ata të rrinë në shtëpi. Nuk janë një grup i zakonshëm punëtorësh prandaj ne do vendosim në dispozion të tyre një mbështetje financiare. Natyrisht nuk është paga që ata marrin, por as asistenca ekonomike,”-u shpreh Dautaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy