Tërmeti/ Regjistrohen dhjetëra lëkundje të tjera gjatë natës

Tërmeti/ Regjistrohen dhjetëra lëkundje të tjera gjatë natës

Një tërmet fillestar i magnitudës 4.7 i shkallës Rihter goditi mbrëmë Shqipërinë rreth orës 22:37, duke i hapur rrugë një kalvari të tërë paslëkundjesh të ndjeshme përgjatë gjithë natës.

E menjëhershme ishte një e dytë, e regjistruar vetëm pas lëkundjes së parë, me një magnitudë prej 4.1 e shkallës Rihter.

Më pas, tërmete me intensitet më të ulët edhe dhjetëra të tillë, të cilët u përllogaritën në shkallën Rihter rreth magnitudës 2 deri në 2.7, goditën vendin përgjatë gjithë natës, duke mos i lënë në qetësi qytetarët.

Epiqendra e tyre në Bashkinë Klos, ku edhe sizma më e fortë është ndjerë.

Më pas, kryeqyteti, Tirana, ka pasur çaste ankthi prej lëkundjeve, por ato janë raportuar në gjithë Shqipërinë, ka raportuar Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM.

Lëkundjet e forta të tërmetit mbrëmjen e të dielës kanë frikësuar qytetarët, të cilët kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dale në sheshpushimet e pallateve, rrugë, apo edhe në Bulevard. 

Lëkundjet e fundit të ndjeshme në Shqipëri, janë raportuar nga Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare EMSC rreth orës 05:00 të 16 janarit, me një intensitet prej 2 ballësh të shkallës Rihter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy