Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, e ka vënë theksin te dialogu mes Rusisë dhe SHBA-ve për zgjidhjen e sfidave globale si ajo e Sirisë, Iranit dhe Ukrainës, gjatë takimit me presidentin Trump.
Në një intervistë për NHK, pas kthimit në Japoni, Abe tha se Trump është një lider që di të dëgjojë.
“Ndryshe nga ç’e mendoja, Presidenti Trump është një dëgjues i mirë. Ai është i gatshëm për të dëgjuar të tjerët, është miqësor dhe i hapur. Pata mundësinë të flas sinqerisht për të ardhmen e Japonisë”, tha ai.



