
Rritja e çmimeve të karburanteve dhe inputeve bujqësore po vë në vështirësi fermerët në zonën e Maliqit. Në prag të sezonit të mbjelljeve, shumë traktoristë kanë vendosur të mos i nxjerrin më mjetet bujqësore në punë, pasi kostot janë bërë të papërballueshme.



