Hungaria vazhdon të mbetet kundër çdo embargoje të Bashkimit Evropian ndaj importeve të naftës dhe gazit rus. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs.
“Pozicioni hungarez për çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar: Ne nuk i mbështesim ato”, shkroi Kovacs në Twitter.
BE-ja po punon për një paketë të re sanksionesh që do të përfshinte, ndër të tjera, një shtrëngim gradual të importit të naftës, për të cilin unanimiteti i vendeve anëtare mbetet i nevojshëm.



