
PD-ja dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë firmosur një akt-marrëveshje, sipas të cilës opozita angazhohet në mbrojtje të teatrit, me aksion ligjor, politik dhe qytetar.
Artistët dhe opozita angazhohen të mos lejojnë zbatimin e projektit për teatrin e ri.
Regjisori Edmond Budina tha se se kjo marrëveshje merr rëndësi kur të firmoset nga të gjithë.
“Mos na tradhëto!”, i është drejtuar ai Bashës.
Një ditë më parë, kreu i PD-së paralajmëroi se ishte pranë firmosjes së një marrëveshjeje që ka për qëllim mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.



