Sulmi me tre të vdekur në Gjermani, Scholz: Do të ashpërsojmë rregullat për armët

Sulmi me tre të vdekur në Gjermani, Scholz: Do të ashpërsojmë rregullat për armët

Kancelari gjerman Olaf Scholz është zotuar të ashpërsojë ligjet për armët dhe të godasë imigracionin e paligjshëm pas sulmit me thikë të së premtes së kaluar në Solingen ku humbën jetën tre persona.

“Tani do të na duhet të ashpërsojmë rregullat për armët, veçanërisht në lidhje me përdorimin e thikave", tha Scholz gjatë një vizite në qytet.

 "Ne do të duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që ata që nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojnë këtu në Gjermani të riatdhesohen dhe të deportohen", shtoi ai.

Autori i sulmit ishte një emigrant sirian i parregullt.

Sulmi, shtoi kancelari, ishte një akt terrorizmi kundër të gjithëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy