Gabriel: Çfarë është e paqartë per mua në lidhje me Serbinë?

Gabriel: Çfarë është e paqartë per mua në lidhje me Serbinë?

"Është e pakuptueshme dhe e papranueshme për mua, që shumica e popullatës në Serbi ende mendojnë, që Rusia u ofron ndihmë më të madhe finaciare“, tha në Berlin ministri i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel.

"Problemet kryesore të Ballkanit e kanë origjinën në vendet përkatëse: reformat e vonuara, korrupsioni, stanjacioni ekonomik, dhe paqëndrueshmëria politike", tha Gabriel gjatë një konference të organizuar nga instituti ASPEN në Berlin.

Ai theksoi se ndihmat që i ofrohen rajonit të Ballkanit nga Bashkimi Europian duhen të kenë më shumë rezultate. "Është e pakuptueshme dhe e papranueshme për mua që shumica e popullsisë në Serbi ende mendojnë që Rusia u ofron ndihmë më të madhe financiare." 

"Unë nuk e kuptoj që, për shembull, që nga rruga e aeroportit për në qendër të Beogradit shoh reklama të mëdha dedikuar marrëdhënieve ruso-serbe, ndërsa nuk shihet e njëjta gjë për bashkëpunimin me BE-në".

Projekte infrastrukturore me simbolikë

Ai theksoi po ashtu edhe planet konkrete për rritjen e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit duke thënë: "Ne duhet t'i përshpejtojmë projektet e mëdha infrastrukturore që janë ekonomikisht të domosdoshme dhe përmbajnë një simbolikë të fortë – si për shembull autostrada ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë". / DW / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy