Zakonisht njerëzit bëjnë dush çdo ditë, madje në disa raste edhe më shumë se njëherë. Por ekspertët nuk e shohin këtë praktikë sit ë shëndetshme. Ata thonë se dushet e shpeshta kanë pas kryesisht arsye estetike.
Dr. Elaine Larson, një eksperte e sëmundjeve infektive dhe profesore në Universitetin e Columbia-s, argumenton për revistën “Time”: Njerëzit mendojnë se duke bërë dush janë më të pastër, por bakteriologjikisht, kjo nuk është e vërtetë.
Dushi mund të të heqë erën nëse ke djersitur apo ke qenë në palestër. Por për t’u mbrojtur nga sëmundjet, larja e duarve është mënyra më e mirë.
Dhe në këtë pikë, lloji i sapunit nuk ka asnjë rëndësi. Larson shpjegon se sapunët antibakterialë nuk janë më të mirë se ata të zakonshmit.
Ajo thotë se sa më shpesh të bëjmë dush, aq më e hollë dhe më e thatë bëhet lëkura. Kjo krijon hapësira për infeksione dhe lejon bakteret të hyjnë brenda saj.
Larja e shpeshtë mund t’i heqë trupit yndyrën natyrale duke prishur ekuilibrin e sisitemit imunitar që mbron lëkurën nga bakteret.
Në mënyrë të veçantë, eskpertët këshillojnë të shmangen sapunët antibakterialë, të cilët dëmtojnë yndyrën e trupit.
Ata thonë se dushi i përditshëm nuk është i nevojshëm. Mjafton që të lahen zonat që çlirojnë erë si pasojë e sekrecioneve, si zona nën sqetulla apo organet gjenitale.
Dhe kur vjen puna te flokët, ata këshillojnë larje akoma më të rrallë, mesatarisht dy herë në javë.



