
Një megaoperacion i Policisë së Shtetit i koduar “One If - By Land”, ka shkatërruar një rrjet të mirëfilltë kriminal i cili merrej me kontrabandimin e personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ky operacion që u ndërmor gjatë orëve të natës së kaluar dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm ka shkatërruar 7 grupe të strukturuara kriminale të cilat operonin në Shqipëri dhe 9 shtete të tjera, të cilët kontrabandonin persona kundrejt shumave 7 mijë paund deri në 30 mijë dollarë.
Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka kërkuar në gjykata dhe ka nxjerrë Urdhëra Ndalimi për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar 39 të tillë dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve janë dhe 4 policë, ndersa mes personave te shpallur ne kërkim jane dhe dy shtetas bullgare.
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu doli në një konferencë për shtyp mesditën e sotme për të dhënë detaje të operacionit.
"Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë. Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së", deklaroi Veliu.
Të arrestuar:
1. Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
2. Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.
3. Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.
4. Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.
5. Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.
6. Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
7. Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
8. Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.
9. Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.
10. Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.
11. Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.
12. Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
13. Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.
14. Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.
15. Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.
16. Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.
17. Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër
18. Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
19. Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.
20. Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.
21. Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.
22. Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
23. Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
24. Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.
25. Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.
26. Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.
27. Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.
28. Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.
29. Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.
30. Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.
31. Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës
32. Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.
33. Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.
34. Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.
35. Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.
Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.
Ata janë:
• Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
• Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
• Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
• Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.
Në konferencën për median, në krah të drejtorit të policisë Ardi Veliu ishin edhe Prokurori i Krimeve të Rënda që ka ndjekur çështjen, 2 agjentë speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, përfaqësuesi i organizatës policore SELEC me qendër në Rumani, përfaqësuesi i policisë spanjolle, dhe drejtues të Policisë së Shtetit të angazhuar në operacion.



