Sulm ndaj ambasadës izraelite në Aman të Jordanisë. Bilanci provizor flet për dy izraelitë të vdekur dhe një të plagosur.
Sipas faqes “Hala Akhbar”, e cila citohet nga AP, sulmi është kryer me thikë dhe armë zjarri.
Bilanci i viktimave mund të rritet pasi personi i plagosur është në gjendje të rëndë. Lajmin e bëjnë të ditur burime të sigurisë në kryeqytetin jordanez.
Sipas të njëjtave burime, jordanezi që ka kryer sulmin është njëri prej viktimave. Ai është vrarë me armë zjarri.



