Gjykata e Kolmarit në Francë ka liruar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas gjykatës, ai është i pafajshëm për akuzat e Serbisë për krime gjatë kohës kur ishte komandant i UÇK-së për Dukagjinin. Ai vetë dha një deklaratë për shtyp, ndërsa kanë reaguar edhe familjarët e tij, qytetarë të Kosovës dhe politikanë shqiptarë.



