Gjoni: Diplomati që ka dërguar sms ka përgjegjësi, ndërhyrje flagrante në punët e një shteti sovran

Gjoni: Diplomati që ka dërguar sms ka përgjegjësi, ndërhyrje flagrante në punët e një shteti sovran

Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar ditë më parë publikimin e një mesazhi të një diplomati të huaj, në të cilin  flitej për një ‘pazar’ për emërimet e në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë për TvT, në emisionin “Në fokus” , deputeti Ralf Gjoni, shprehet i prerë në opinionin e tij lidhur me dërgimin e një mesazhi të tillë te presidenti i vendit, duke e cilësuar si veprim skandaloz, që kërkon përgjegjësi nga dërguesi.

“Nëse kjo sms provohet të jetë autentike, atëherë kemi të bëjmë me një rast flagrant të shkeljes së Konventës se Vienës, ndërhyrjes flagrante në punët e mbrendshme të një vendi Sovran, mbi të gjitha dhe më ë renda një  ambasador merr pjesë në emërime të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti le ta sqaroj këtë punë  në këndvështrimin tim profesional dhe diplomatik e shoh si skandaloz dërgimin e një mesazhi të tillë. Ai që e ka dërguar ka përgjegjësi”.

Gjoni, më tej, këkroj që të vërtetohet autorësia e dërguesit dhe fakti se a është dërguar në emër të shtetit që e ka dërguar përfaqësues, të kryeministrit Rama, apo është dërguar në kokën e vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy