Zhvillimet politike të ditëve të fundit, të cilat sot përkojnë me procesin e votimeve në vend, për analistin Arjan Dyrmishi, çojnë në një fazë të re të zhvillimeve politike , të cilat sipas tij, paraprakisht vijnë nga partitë të cilat kanë një mungësë llogaridhënie karshi elektoratit. Sipas Dyrmishit, është hapur tashmë zhvillimi i një epoke të re politike në Shqipëri, e cila duhet të shoqërohet me negociata, diskutime dhe modifikime tëe Kodit Zgjedhor, por edhe të vet sistemit zgjedhor në Shqipëri.
“Mendoj se pavarsisht se si do të shkoj sot dita, qe nuk beësoj se do të ketë përplasje apo akte dhune, mendoj që kemi hyrë në një fzë të re zhvillimi e cila do të konkludohet me zhvillime besoj thelbësore, të mënyrës se si bëhen zgjedhjet, se si partitë japin llogari brenda proceseve vetes, sepse kjo është një mungesë llogaridhënieve, partitë janë aktor, agjent të rëndesishëm shoqëror politik dhe nuk mund të operojnë në shoqëri në mnëyrë të papëgjegjëshme. Kështru që në një farë mënyre, të gjithë këta element, fakti që në Shqipërti janë të parregulluar, qoftë në mnëyrë formale, qoftë në mënyre informale, (kur them formale, me ligje me akte të caktuara) pra përmes shoqërimit që shtresa të caktuara të shoqërisë i bëjnë disa qëndrimeve politike, do të thotë që kemi hyrë në një fazë të re të zhvillimeve, dhe mendoj se këto zhvillime, këto procese që ndodhen me rastin e këtyre zgjedhjeve , kanë hapur zhvillimin e një epoke të re, të cilat ndoshta do të kenë , jam i sigurt, negociata, diskutime, modifikime të Kodit zgjedhor, ndoshta edhe modifikiume të vet sistemit zgjedhor, sepse ne kemi një sistem tani, i cili asnjëri nuk e kishte menduar këtë situatë, kemi një system rajonal, proporcional me lista të mbyllura , ku të gjitha partitë kanë vendosur listat e tyre, ikën ca, erdhën ca, dhe tashti u mbaruan ata që ishin në listë.”



