
Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka komanduar në krye të gjykatës së Elbasanit, gjyqtaren Matilda Fetau.
Vendimi ka ardhur pas pezullimit nga detyra të gjyqtares Enkeleda Kapedani, e cila pas publikimit të disa videove në aplikacionin “Tik-Tok”, u largua nga kjo detyrë duke ju nënshtruar një procesi të hetimit disiplinor.
Përzgjedhja e Matilda Fetahut, është bërë nëpërmjet një votimi të vjetër nga vetë gjyqtarët e Elbasanit, ku në garë për postin e kryetarit të gjykatës, në periudhën 30 shtator 2020 garonin gjyqtarja Pajtime Fetahu, Matilda Fetau dhe Enkeleda Kapedani.
Në fund të votimit ka qenë gjyqtarja Kapedani dhe Matilda Fetau, që kanë mundur të marrin më shumë vota se kolegia e tyre. Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota, ndërsa Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë.
Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetau.
Por 8 muaj nga marrja e detyrës, Enkelejda Kapedani, përfshihet në një skandal në rrjetet sociale duke publikuar video në “Tik Tok” dhe shfaqet mjaft ekstravagante dhe kryen gjeste të pahijshme për një gjyqtare.



