Konflikti në Ukrainë është një luftë botërore, ku Perëndimi po lufton kundër Rusisë me anë të ushtarëve ukrainas.
Kështu tha të mërkurën Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass, duke cituar një intervistë të tij për Pink TV
E gjithë bota perëndimore po lufton kundër Rusisë nëpërmjet ukrainasve. Është konflikt global.
Sipas liderit serb, situata në Ukrainë flet edhe për Ballkanin. Ai u zotua megjithatë se Serbia nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të ruajtur paqen në rajon.
Më 24 shkurt, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një operacion special ushtarak në përgjigje të një kërkese për ndihmë nga krerët e republikave të Donbasit.
Ai nënvizoi se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret ukrainase, por synonte të çmilitarizonte dhe denazifikonte vendin. Pas kësaj, vendet perëndimore vendosën sanksione të ashpra kundër Rusisë.



