Drita Avdyli, kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit dhe Myrshit Vorpsi, kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, diskutuan në studion e MCN Informacion në lidhje me kompensimin e ish-pronarëve. Vorpsi tha se skema nuk dëmshpërblen ish-pronarët, ndërsa Avdyli ftoi palët t’i drejtohen ndërmjetësuesve për zgjidhje më të shpejtë.
Drita Avdyli
Problemi i pronave janë edhe lëvizjet që kanë bërë qytetarët për transferimin e pronës. Sot qytetarët kanë në dorë zgjidhjen përmes ndërmjetësimit. Pra ne ndërmjetësojmë edhe mes qytetarëve dhe institucioneve. Është një vendim i barabartë me atë që merr gjykata. Qytetarët marrin pjesë në këtë proces të shpejtë dhe konfidencial. Edhe nëse mund të marrësh më pak, ti nga përdorimi i pronës mund të përfitosh më shumë sesa vlera e pronës që mund ta marrësh pas 15 vitesh. Jepet zgjidhje e shpejtë dhe ul korrupsionin në gjykata. Është një alternativë që na ka ardhur nga vendet europiane.
Mos e kërkoni gjithnjë zgjidhjen te shteti. Unë kam zaptuar tokën tuaj, ju mund t’i drejtoheni ndërmjetësit. Ne me një marrëveshje mes dy palëve e zgjidhim. Ish-pronarët i drejtohen shtetit dhe procesi ecën si breshka.
Myrshit Vorpsi
Shteti shqiptar është borxhliu më i keq. Nuk pranon ndërmjetësim. Në të gjitha panelet ku diskutohet çështja e pronës, nuk ka përfaqësues as të ATP dhe as të Ministrisë së Drejtësisë. Para se të hidhen të tilla shifra në publik, unë besoj se ato duhet t’i thonë publikut situatën.
Janë pranuar aplikime për legalizime për një sipërfaqe prej 12 mijë hektarë. Nëse pranojmë një të tretën, atëherë e kuptojmë që jemi përballë një shifre. 400 hektarë. Për këtë efekti financiar është 40 miliardë.
Nëse është një palë që kënaqet, pala që vuan janë pronarët. Pse duhet të dalësh e të thuash unë e realizova këtë. Fondi për kompensim për këtë vit është 3.5 miliardë lekë. Pyetja është: ATP, ç’punë ka me procesin e pagesës së parave?
Fondi i kompensimit të pronarëve shkon për ata që janë shpronësuar. Legalizimi është një skemë e dështuar. Ligjvënësi shqiptar e mban në këmbë gjithsesi.
Sot me ligji 20/20 procesi i aplikimeve për legalizim vazhdon deri në 2028. Kur vjen puna për pronat e shtetit, shteti shqiptar të vë tritolin. Në rastin tjetër e jep tokën me çmime favorizuese.



