Basha: Ne nuk tërhiqemi, Rama do të marrë 1 milion shkelma

Basha: Ne nuk tërhiqemi, Rama do të marrë 1 milion shkelma

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me artistët në çadrën e protestës, nga ku nuk kanë munguar akuzat në drejtim të qeverisë. Basha u ndal në replikat që pati dy ditë më parë në distancë me kryeministrin Rama mbi çmimin e energjisë. Basha nuk i kurseu fyerjet në drejtim të Ramës dhe theksoi se opozita nuk do të tërhiqet nga protesta në çadër.

Pjesë nga fjala e Bashës

Po të marrësh informacion të tillë të privilegjuar, duhet të marrësh leje nga unë si qytetar. Nejse! Pse mor gomar e zog gomari, për faturën tim u ankova unë? Për ata që harxhojnë mbi 300 kilovat i ke ulur çmimet, por të varfrit paguajnë më shumë. Kjo është filozofia juaj, i trajtoni njerëzit si dele, si statistika. Ku shkojnë paratë? A ka investime? Ka një ndërtesë të re të ndërtuar nga ai që ndërtoi sarajet e Surrelit. Tender me 2 milionë euro. E di sa fatura energjie janë kaq para? Ky është shteti i akrilikut (leshit), shteti që Edi Rama ka ndërtuar në 4 vite në Shqipëri. Kur e ballafaqojnë me problemet e vendit, ai thotë kam marrë 1 milion vota. Por do të marë 1 milion shkelma. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy