
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë shtrirjes perëndimore, ndërsa në zonat malore lindore do të ketë kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta.
Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin Shqiptar, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.



