Xama: Protesta e Ferrunit legjitime, dy TEC-et lundruese do të çlironin sasi të madhe squfuri (VIDEO)

Xama: Protesta e Ferrunit legjitime, dy TEC-et lundruese do të çlironin sasi të madhe squfuri (VIDEO)

Ekselerejt Energy dhe Renco, dy kompanitë që fituan tenderin për TEC-eve lundruese në Vlorë paditën në dhomën penale ambjentalistin Lavdosh Ferruni për mesazhet e dhëna gjatë protestës së 9 shtatorit të vitit të kaluar. Lidhur me këtë, gazetarja Ola Xama tha në MCN se protesta e Ferrunit ka qenë legjitime pasi sipas kontratës së dy TEC-eve lundruese, ato do të punonin me mazut dhe sasi e çliruar e squfurit do të dëmtonte ambientin.

Në fakt nëse e shikon nga pikëpamja e mirëqeverisjes korporative të dy kompanive që janë me emër, Ekselerejt Energy dhe Renco, ku kjo e fundit ka vite që është në Shqipëri ndërkohë që Ekselerejt është një konglomerat i madh në SHBA. Nuk më duket pozitive paditja në gjykatë e një ambientalisti. Mesa kam parë dokumentet, dy TEC-et lundruese, ato do të punonin me mazut që do të thotë që squfuri që do të çlirohej do të dëmtonte ambientin, kjo është një protestë legjitime që mund ta bëjnë ambientalistët. Mund ta bëjnë edhe për gjëra më të vogla jo më për çlirimin e sasive të mëdha të squfurit siç është në rastin konkret.

Më tej Xama tha se marrja e dy TEC-eve lundruese në mënyrë emergjente dhe mosvendosja e tyre në punë është një shkelje flagrante pasi kontrata e qeverisë me dy kompanitë është e bardhë dhe nuk ka as datë se kur ato do të kthehen, ndërkohë që është bërë një vit ardhja e tyre në brigjet e Vlorës.

Historinë e dy TEC e kemi dëgjuar për herë të parë kur filloj kriza energjetike. Në atë kohë u bë një tender emergjent dhe atatet u lanë shumë të shkurtra. Erdhi një kërkesë nga dy kompanitë ashtu siç i kërkoi KESH.

Ato do të plotësonin konsumin e vendit, por sot jemi një vit më vonë dhe dy anijet nuk janë ende në punë. Kontrata që kam lexuar është e bardhë dhe nuk ka datë lëshimi dhe do të thotë që nuk ka datë se kur këto anije do të kthehen.

Kjo është një shkelje flagrante në kushtet emergjente. Kur bën tender emergjence dhe s’ke data atëherë të bie emergjenca dhe procedura që i ke marrë dy TEC. Kam dyshime për përfitimet ekonomike që do ketë Shqipëria, pasi ne do të paguajmë 68 mln dollarë për këto dy anije dhe ato nuk janë vënë ende në përdorim. Edhe nëse do të vihej në përdorim më lirë do na binte të blinim në bursë se me ato që prodhojnë anijet. Nuk ka leverdi ekonomike që ato të vendosen në punë. Nëse bënë netimin se sa përfitojmë, prapë nuk do ti dihej vlera totale.

Xama zbuloi se KESH ka hapur procedurat për blerjen e mazutit i cili nevojitet për vendosjen në punë të dy anijeve që do të prodhojnë energji, kjo do të thotë se së shpejti ato do të vihen në punë. Ndërkohë që sipas kontratës edhe nëse këto dy anije nuk do të përdoreshin, shteti do të duhej të paguante dy kompanitë me një shumë prej 45 milionë dollarë.

Jo kontrata e ka që paratë do të paguhen në momentin që anijet vihen në punë, atëherë kemi parë që KESH ka hap procedurat për të blerë mazut që do të thotë që anijet do të vihen së shpejti në punë. Gjithsesi nëse KESH s’do ti vendoste në punë sërish sipas kontratës shteti duhet të paguante minimumin e saj, që është 45 milionë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy