Operatori i vetëm i mbetur në garë për Portin e ri të Durrësit në Porto Romano është tërhequr nga gara duke çuar në anulimin e tenderit.
Ministri Enea Karakaçi konfirmoi se tërheqja nga gara e kompanisë u bë për arsye ekonomike.
Po kemi tërheqje të ofertuesit të vetëm që kishte mbetur në garë me një arsye krejtësisht ekonomike për shkak të rritjes së kostove.. Komisioni do vijojë me procedurën sipas asaj që parashikohet.



