
Nga protesta e shtatë e thirrur nga opozita para bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi tha se sot është 14 maji dhe bëhet një vit nga dita e zgjedhjeve lokale më të turpshme të mbajtura në Europë.
Me një palë pranga në duar, Këlliçi tha se ato janë dhuratë që i bëhen kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ne nuk harrojmë t’ia vendosim prangat Erion Veliajt. Kjo puna e prangave do pak durim por do ia dalim, se i kemi dhënë fjalën çdo qytetari të Tiranës se këtë betejë do e bëjmë për çdo qytetar të Tiranës, se është shërbim ndaj publikut, shërbim ndaj qytetit.
Protesta para bashkisë së Tiranës, vjen pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë së kryeqytetit në kuadër të aferës “5D”, duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.



