
Presidenti rus, Vladimir Putin, është akuzuar për qëndrime seksiste ndaj gazetares të CNBC, Hadley Gamble. Putin e quajti atë të bukur dhe të lezetshme, por që nuk kuptonte atë që ai po thoshte. Subjekti i mosmarrëveshjes ishin çmimet e gazit dhe intervista u zhvillua gjatë javës së energjisë ruse.
"Ti je një grua e bukur, vërtet e bukur. Por unë të them një gjë dhe ti më thua menjëherë të kundërtën, sikur të mos kishe dëgjuar atë që thashë", tha Putin. "Ne po rrisim furnizimet për Evropën, vetëm Gazprom me 10%. Rusia i ka shtuar furnizimet me 15%. Ne po i rrisim, nuk i zvogëlojmë furnizimet. Kaq e vështirë është për ta kuptuar?”, ka thënë Putin.



