Krisafi: Administrata Trump nuk e di kë ka përballë, Putin po e luan lojën më mirë (VIDEO)

Krisafi: Administrata Trump nuk e di kë ka përballë, Putin po e luan lojën më mirë (VIDEO)

Ledion Krisafi, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, thotë se nën presidentin Trump, Amerika po përpiqet të rikthejë një rend botëror krejt të ndryshëm, atë ku i forti fiton dhe u imponohet të tjerëve.

SHBA janë superfuqia më e madhe në botë, përbëjnë 25% të ekonomisë botërore. Këtë politikë nuk mund ta bëjë shteti që ka bërë rendin botëror dhe ka përfituar më shumë prej saj. Marrëveshja e mineraleve është iluzive. Qëllimi është të dilet para publikut amerikan dhe për t’u thënë që ne paratë që kemi hedhur në Ukrainë po i marrim.

Krisafi tha në studion e MCN Informacion se administrata Trump ka përballë njerëz të stërvitur në diplomaci dhe këtë Rusia po përpiqet ta shfrytëzojë për qëllimet e veta.

Trump e do paqen në Ukrainë me çdo kusht. Nga ana tjetër, këtë do edhe Zelenksy. Por ai e do me disa kushte. Kjo administratë nuk kuptojnë se kë kanë përballë. Kanë njerëz që e njohin shumë mirë politikën e jashtme. Lojën për momentin po e luan Rusia më mirë se administrata amerikane. Po i japin Trump-it atë që ai do të dëgjojë. Dhe kjo është mënyra si ata mund të arrijnë objektivat e tyre. Mënyra si përpiqen të bëhen negociatat ka çuditur shumë diplomatë.

Putin po e luan lojën më mirë se Trump. Amerika ka përballë Rusi-Iran-Kinë-Kore e Veriut. Trump po vë një bast për të hequr Rusinë nga kjo aleancë. Por Rusia del më e fortë nëse del nga kjo aleancë. Lojën për momentin, Putin po e luan më mirë se Trump.

Nga ana tjetër, sipas Krisafit, sfidë mbetet edhe përçarja e Bashkimit Europian.

Europa ka një përçarje të madhe. Janë 27 shtete. Ka një përçarje shumë të madhe brenda shteteve. Gjermania nuk është duke e bërë punën e saj. Për Europën është shumë e rëndësishme si do të jetë marrëveshja e paqes në Ukrainë. Në Rusi nuk ka për të ndryshuar gjë, Putin do të përpiqet të marrë nga Ukraina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy